Menduh Thaçi uron besimtarët për Kurban Bajramin

Shkup, 10 gusht – Kryetari i Partisë  Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
“Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emrin tim personal ju uroj të gjithë besimtarëve të fesë islame festën e Kurban Bajramit, duke ju dëshiruar shumë shëndet, mirëqenie dhe gëzim. Të nderuar besimtarë të fesë islame, Kurban Bajrami është festë e solidaritetit, moralit dhe respektit, andaj uroj që të vazhdojmë t’i kultivojmë këto vlera të mirëfillta”, qëndron në urimin e  Menduh Thaçit, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare.