Menduh Thaçi u takua me Metju Palmer

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në residencën e ambasadorit Bejli në Shkup takoi Zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Metju Palmer.

Në takim u bisedua për situatën aktuale politike, për zbatimin e Marrëveshjs së Prespës, si dhe për procesin e reformave.

Kryetari Thaçi në takim theksoi se PDSH do të vazhdojë ta mbështes taksativisht procesin e ndryshimeve kushtetuese që burojnë nga marrëveshja e Prespës, si dhe të procesit të reformave për integrimin e plotë të vendit në NATO dhe BE!

Në takim Palmer rikonfirmoi mbështetjen e plotë amerikane për Marrëveshjen e Prespës dhe të agjendës që çon vendin drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

Shërbimi për Informim – PDSH

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com