Shkup, 15 shkurt – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi realizoi takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Xhes Bejli. Ky takim u realizua në kuadër të përmbylljes së misionit në maqedoni të ambasadorit Bejli, njoftojnë nga PDSH-ja, transmeton Koha.
“Temë e bisedimeve ishte situata aktuale politike në vend, rrjedha e proceseve integruese në NATO dhe BE si dhe procesi i ratifikimit të protokollit nga ana e shteteve anëtare për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO, procese këto të citat do të ishin të pamundura pa vizionin dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe Ambasadorit Bejli”, thuhet në njoftimin e partisë së Thaçit.
Mëtej në njoftim thuhet se, duke i uruar diplomatit amerikan suksese të reja në karrierën e tij të mëtutjeshme, Kryetari Thaçi shfaqi përkushtimin për të vazhduar bashkëpunimin me drejtuesin e ri të Ambasadës amerikane në Shkup. (koha.mk)