Shkup, 12 shtator – Sot Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi qëndroi për vizitë zyrtare në Prishtinë, ku u prit nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në këtë takim u shkëmbyen mendime rreth situatës politike në rajon si dhe u nda bindja se vota pro referendumit për emrin, e shqiptarëve të Maqedonisë është në interes të shqiptarëve dhe paraqet stabilitet për rajonin.
Bashkëbiseduesit gjithashtu ndanë bindjen se orientimi euro-atlantik i shqiptarëve është garancë për të ardhmen e tyre.
Pas takimit Kryetari Thaçi së bashku me Kryeministrin Haradinaj bënë homazhe te memoriali në përkujtim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.