Shkup, 21 qershor – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim ambasadorin e Francës, Kristian Timonie. Në takim u bisedua për çështjet aktuale politike si dhe për ecurinë e reformave sistemore.
“Kryetari Thaçi potencoi se PDSH mbetet e përkushtuar fuqishëm në rrumbullakimin e procesit të integrimit të vendit në NATO dhe BE, andaj do të vazhdojë të punojë në zbatimin e reformave mbi sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit”, thonë nga Shërbimi për informim i PDSH-së.
Ndryshe, bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet të vazhdohet me procesin e reformave të mirëfillta sistemore që Maqedonia e Veriut sa më shpejtë të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.