Shkup, 19 shtator – Nesër e Enjte (20 Shtator 2018) Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi do të jetë për vizitë zyrtare në Prishtinë, ku do të pritet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Pritet që në këto takim të bisedohet për zhvillimet aktuale politike në rajon si dhe për referendumin në Maqedoni, njofton Koha pas njoftimit të marrë nga shërbimi për informim i PDSH-së.