Menduh Thaçi në takim me strukturat e degës së PDSH-së të Kumanovës dhe Likovës

0

Shkup, 17 korrik – Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi zhvilloi takim me strukturat e degës së Kumanovës dhe Likovës, ku ishin prezent kryesitë e degëve dhe kryetarët e nëndegëve përkatëse.

Në këtë takim Kryetari Thaçi foli për situatën aktuale politike me theks të veçantë për rëndësinë e implementimin të plotë të marrëveshjes me Greqinë, duke vënë në pah kontributin e lartë të faktorit ndërkombëtar SHBA dhe BE.

Kryetari Thaçi gjithashtu bashkëbisedoi me strukturat partiake për veprimet e mëtutjeshme,  si dhe vlerësoi se tani janë momente shumë të rëndësishme për vendi dhe rajonin dhe se PDSH do jep kontribut maksimal në lëvizjen e proceseve përpara drejt integrimit të plotë në NATO dhe BE.

Comments are closed.