Shkup, 24 mars – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi me ftesë të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj mori pjesë në manifestimin qendror që u mbajt në Gllogjan për nder të 21 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe 20 vjetorin e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s kundër forcave pushtuese serbe.
“Si përfaqesues i shqiptarëve nga Maqedonia Veriore, kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi përveç me kryeministrin Haradinaj u takua edhe me Presidentin e Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi, përfaqesuesin e familjes heroike të Jasharajve z.Rifat Jashari, gjeneral Daut Haradinaj, gjeneral Sulejman Selimi si dhe shumë personalitete tjere të rëndësishme të Republikës së Kosovës. Z.Menduh Thaçi nderoi të rënët për liri si dhe të ndjerin Bacë Hilmi Haradinaj duke vendosur kurrorë me lule në varrezat e tyre”, thuhet në komunikatën e kabinetit të kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi.