Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka folur rreth të ardhmes së tij, ku nuk ka zbuluar diçka konkrete. Wenger u largua në verën e kaluar nga Arsenali pas 22 viteve të kaluar me klubin londinez, ku fitoi edhe shumë trofe shtetëror.
Megjithatë, rikthimi i francezit në futboll nuk ndodhi shpejt, pasi Wenger pëlqeu të mbetej për pak kohë jashtë fushave. Tani Wenger ka thënë se gjendet në udhëkryq dhe nuk e di nëse do të rikthehet në pozitën e trajnerit.