Boksieri i njohur britanik, Amir Khan, nuk e ka njohur mbrojtësin e Arsenalit, Shkodran Mustafin. Khan ishte ftuar nga Mesut Ozil që të shikonte ndeshjen e Arsenalit kundër Southamptonit, shkruan Express. Por, anglezi iu shmang Mustafit pasi mendoi se mbrojtësi shqiptar është pjesë e sigurimit të dhomave VIP në Emirates Stadium. Khan pasi e kuptoi se kush ishte Mustafi, e ftoi atë që të bënin foto së bashku.