1 Nëse jeni drejtuar drejt qëllimit dhe me çdo pangesë ndaleni dhe gjuani gurë në çdo qen që leh në ju, nuk do të mbrini në qëllimin tuaj.
2 Askush nuk kthehet të jeton në të kaluarën. Për atë mos mendoni për të kaluarën, vetëm shikoni në të ardhmen.
3 Në qoftë se para çdo shërbimi miqësor menjëherë mendon falenderimin, atëhere nuk ke dhuruar, por ke shitur.
4 Kur pasuria është humbur asgjë nuk është humbur, kur shëndeti është humbur, çdo gjë është humbur.
5 Nëse parajsa nuk është në vetveten, atëherë asnjëherë nuk do të hyni në të.
6 Budallai i cili është vetëdijsuar se është budalla, më nuk është budalla.
7 Ai që kurrë nuk e ndryshon mendimin e tij e don vetveten më shumë se e don të vërtetën.
8 Para se t’i tregosh njerëzve si të jetojnë, tregoje atë edhe me shembullin tuaj.
9 Ata që dinë të flasin, flasin shkurt.
10 Nëse je i suksessshëm në diçka, atëherë njerëzit ose të kopjojnë, ose të lakmojnë, ose të urrejnë.
11 Në këtë botë nuk ka asgjë më të vështirë se sa të flasësh të vërtetën, ndërsa asgjë më të lehtë se sa të bësh lajka
12 Dini që nuk ka asgjë më të rritut dhe më të fortë, dhe të shëndetshme, dhe më të dobishme për jetën e ardhshme se kujtime e bukura, posaqërisht nëse ai kujtim është nga fëmijërija, nga shtëpija e prindërve…Një kujtim i bukur dhe i shejtë i rruajtur nga fëmijërija është ndoshta edukimi më i mirë. Nëse njeriu ka shumë kujtime të tilla, atëherë ai është ka shpëtuar për të tërë jetën. Dhe nëse më së paku kemi një kujtim të bukur në zemrën tonë, ndonjëherë edhe ajo mund të na shërben si shpëtim… Mos frikoheni nga jeta! Sa e bukur është jeta kur bëni diçka të mirë dhe të drejtë.
Dostojevski – “Vëllezërit Karamazov”