Në çaste të vështira të jetës të gjithëve na duhet mbështetje e këshilla. Pos ato të të afërmve, mund të na ndihmojnë edhe mendimet e mençura të njerëzve të njohur. Gjithsesi, njëri prej tyre është edhe Paulo Coelho. Gzetametro.net u sjell disa nga mendimet e tij, të cilat janë ilaç për shpirtin!
“Të gjitha betejat në jetë na shërbejnë për të mësuar diçka, duke përfshirë edhe ato që i humbim. Kur të rritesh, do të zbulosh se shpesh e ke mbrojtur rrenën, e ke mashtruar veten apo kë vuajtur për shkak të marrëzisë.”
“Në një çast të caktuar të ekzistencës sonë e humbasim kontrollin ndaj jetës sonë dhe i jepemi fatit. E, kjo është rrena më e madhe në botë.”
“Kush ka dëshirë ta shohë ylberin, duhet të mësojë ta duajë shiun.”
“Më të mjerët janë ata të cilët me indiferencë e shohin mjerimin e të tjerëve.”
“Nuk vijnë të gjitha stuhitë për ta shkatërruar jetën – disa vijnë për ta çelur rrugën.”
“Vdekja rëndom i shtynë njerëzit për ta ndjerë më mirë jetën.”
“Kur dikush shkon, shkon sepse një tjetër duhet të vijë.”
“Njeriu duhet sepse njeriu duhet. Për dashuri nuk nevojiten arsye.”
“Duhet të mësohesh me pak pikëllim në jetë. Nuk do të dish si është lumturia e vërtetë nëse nuk do të kesh me çka ta krahasosh.”
“Askush nuk e flijon gjënë më të shtrenjtë që ka – dashurinë.”
“Për ta besuar në rrugën tënde, nuk ke nevojë për të dëshmuar se rruga e tjetrit është e gabuar.”/