Shkup, 30 prill – Qeveria ka dhënë mendim negativ për Raportin vjetor të punës së Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi për vitin 2018, transmeton KOHA.
Në seancën qeveritare është vendosur për raportin me kërkesë të Kuvendit.
“Raporti i KMD-së nuk jep fotografi të qartë për situatat me diskriminimin duke pasur parasysh se të dhënat që janë publikuar nuk janë të kryqëzuar sipas më shumë parametrave edhe krahas asaj se raporti thekson se ka përqindje më të madhe të parashtesave dorëzuar nga gratë, për shkak se nuk mund të konstatohet situata lidhur me diskriminimin sipas gjitha bazave ligjore, ka konkluduar Qeveria.
Kabineti qeveritar, madje ka konstatuar se nga raporti i KMD nuk mund të vëzhgohet ndjekja dhe aktiviteti sipas lëndëve tek të cilat është konstatuar diskriminim dhe nëse Komisioni ka ngritur procedurë konform kompetecave të saja. I rekomandon Kuvendit, raporti vjetor për punë të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi për vitin 2018 të kthehet në përpunim, informon pres shërbimi qeveritar. (koha.mk)