Jorge Mendes nën hetim nga ana e Prokurorisë. Ylli i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, pak muaj më parë u akuzua për evazion fiskal. Katër herë fituesi i “Topit të Artë” akuzohej për fshehjen e shumës së 14.76 milionë eurove, nga viti 2011-2014. Kur sulmuesi u morë në pyetje përballë trupit gjykues, deklaroi se nëse këshilltarët e tij i thonë se çdo është në rregull atëherë unë i besoj, pasi i paguaj mirë dhe cdo gjë ia lë në dorë atyre. Mesa duket nga kjo dëshmi e dhënë prej Ronaldos, autoritet hetimore spanjolle kanë vendosur të shtrinë hetimin e tyre, pikërisht tek njerëzit më të besuar të portugezit, që merren edhe me financat e tij. Njëri prej tyre është pikërisht krahu i djathë i yllit portugez, por njëkohësisht edhe menaxheri i tij, Jorge Mendes dhe dy asistentët e tij të cilët dyshohen si të përfshirë në këtë ngjarje. Sipas asaj që bëjnë me dije mediat spanjolle, Jorge Mendes do t’i drejtohet dyerve të gjykatës më datë 19 tetor në një seancë dëgjimore nga ku do të japë versionin e tij në lidhje me këtë çështje. Bashkë me menaxherin të pranishëm në këtë seancë do të jenë edhe dy asistentët e tij.