Milan Skriniar do t’i bashkohet Real Madridit dhe jo klubeve si Barcelona apo Manchester City nëse largohet nga Interi, sipas njërit prej përfaqësuesve të tij. Mediat spanjolle raportuan gjatë fundjavës se Barça dhe Madridi janë duke bërë betejë për qendërmbrojtësin sllovak, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Megjithatë, Mithat Halis – i cili punon për Star&Friend, agjencinë e cila e përfaqëson Skriniarin, beson se Madridi është më pranë klientit të tij.
“Skriniar vlen 100 milionë euro. Real Madridi dhe Barcelona janë duke garuar për transferimin e tij që dy vjet”, tha ai për AS. “Për momentin, Real Madridi është më afër arritjes së marrëveshjes me Interin sepse ka nevojë për të më shumë se Barcelona”, shtoi ai. “Real Madridi duhet të gjejë alternativa për Sergio Ramos dhe Raphael Varane, gjë që e shpjegon afrimin e Madridit me Interin. E shoh Skriniarin duke iu bashkuar Madridit”, theksoi ai.