Antonio Konte është në epiqendër të kritikave për shkak të formës jo edhe aq të mirë që ka kaluar Çelsi në vitin e fundit. Në media është përfolur shpesh për një largim të tijin në fund të këtij sezoni, pas një krisje të dukshme me klubin që ka piketuar Luis Enriken për të ardhmen.
Por menaxheri i trajnerit, Federiko Passtorielo, i mbyll rrugë një largimi të mundshëm, e aq më shumë një kthimi të tij te Italia, siç është përfolur shpesh në mediat italiane.
“Vitin e ardhshëm e shoh përsëri te Çelsi, ka një kontratë të vlefshme edhe për një sezon e gjysëm dhe nuk i pëlqen që të lërë gjërat në mes. Kombëtarja? Ai e ka bërë rrugëtimin e tij me të, preferon më shumë të punojë ditë pas dite me skuadrën”, theksoi menaxheri i trajnerit.