Ali Abdelaziz, menaxheri i Khabib Nurmagomedov, ka qenë i ashpër me Conor McGregor, pas postimit që irlandezi pat bërë dy ditë më parë, duke fyer kampionin rus dhe familjen e tij. Më pas, irlandezi e hoqi këtë postim, por polemikat që u krijuan ishin të mëdha. Madje u kalua në kërcënime personale, deri në jetën e sportistëve dhe jo vetëm, siç është edhe kjo deklaratë e Abdelaziz.
“Kam thënë shpesh shumë gjëra kundër Conor, Khabib po ashtu ka folur kundër tij. Gjithsesi, Conor shkoi në një drejtim tjetër. Conor, po të them diçka. Do të të shkë**ejmë ty, do të shkë**ejmë ekipin tënd, rojet e tua të sigurisë. Të gjithë do të shkë**eheni dhe do të mblidhi me duart tuaja atë shpifësirë që keni hedhur ndaj nesh”, tha Abdelaziz.
“Ne nuk promovojmë dhunën, ne promovojmë paqen. Mjaft më me urrejtje. Nëse ke dëshirë të flasësh dhe të shash Khabib vazhdo, thuaj opinionin tënd. Por mos fol asnjë fjalë për bashkëshorten e tij, fëmijët e tij, vendin dhe fenë e tij. Më besoni, nëse do të vendosim Conor dhe Khabib të duelojnë deri në vdekje në një rrugë, nuk do të ketë më McGregor. Do ta zhdukim atë”, tha Abdelaziz.