Menaxheri i Giroud: I zhgënjyer që nuk po luan, nuk rinovon me Chelsea-n

13

Olivier Giroud po gjen shumë pak hapësira te Chelsea dhe kjo e ka zhgënjyer jo pak si sulmuesin francez, ashtu edhe menaxherin e tij, që në një intervistë për mediat britanike ka theksuar se nuk do të ketë më rinovim kontrate.

“Është i zhgënjyer, pasi po i jepen mundësi Abraham dhe jo atij. Olivier është i vetëdijshëm që në moshën 34-vjeçare nuk mund të luajë 55 ndeshje në sezon, por jo të harrohet gjithmonë në pankinë. Gjithsesi ai është gati deh akoma në formë të mirë, gjë që e ka dëshmuar edhe me kombëtaren. Nuk do të ketë më rinovim kontrate me Chelsea-n, pasi Olivier dëshiron një klub ku të luajë më shumë dhe të argëtohet”, deklaroi menaxheri i sulmuesit francez.

Për futbollistin 34-vjeçar janë vënë në lëvizje disa klube të Serisë A si Juventus e Inter, por edhe të tjera në Angli e Francë. Duke qenë se Giroud po luan shumë pak, Chelsea mund të pranojë largimin e tij që në janar, pasi kontrata mes palëve skadon në qershor.