Ledian Memushaj po kalon një moment mjaft të mirë në kampionatin italian, ku javë pas jave, por tregon një formë relativisht të mirë duke dhënë asiste dhe duke qenë vendimtar në disa raste me Peskarën.
Kur janë luajtur plot 18 javë në Serinë B, Peskara e sheh veten në vendin e tretë, me vetëm 5 pikë më pak se vendi i parë dhe në barazim pikësh me vendin e dytë. Ndërkohë, Memushaj është asistuesi më i mirë deri në këtë pikë të kampionatit, duke qenë se ka arritur të japë plot 7 asiste, duke qenë kështu i pari në renditje.
Ndjekësi më i afërt i Memushajt, është Trajkovski i Palermos me 4 gola të shënuar dhe me 6 asiste. Me këto ritme, Memushaj mund të shihet si një alternativë mjaft e mirë edhe për Kombëtaren në ndeshjet e marsit për kualifikueset e Europianit.