Shkup, 13 gusht – Qeveria do të nënshkruajë Memorandum për mirëkuptim për bashkëpunim mbrojtës me SHBA-në.
Në seancën e sotme qeveritare është shqyrtuar dhe miratuar Informacioni për nevojën e nënshkrimit të Memorandumit për mirëkuptim në fushën e bashkëpunimit mbrojtës midis Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në emër të Qeverisë Memorandumin do ta nënshkruajë zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska Jankovska, bëri të ditur pres shërbimi qeveritar.
Në seancë është miratuar edhe Informacioni për planet për pjesëmarrjen e shtetit në forcat e NATO-s për sigurimin e kufijve lindorë dhe juglindorë – Prani e derdhjes së përforcuar. Ministria e Mbrojtjes dhe Shtatmadhoria e Armatës kanë marrë obligim të zbatojnë konsultime dhe të fillojnë proces të planifikuar me Mbretërinë e Bashkuar, për pjesëmarrje me dy persona – personal të shtabit në grupin luftarak të sistemuar në Estoni, ndërsa me kontributin të fillohet deri në fund të vitit, theksohet në kumtesë.