Shkup, 6 mars – Ministrat e Drejtësisë, e Punëve të Brendshme dhe për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Renata Deskoska, Oliver Spasovski dhe Damjan Mançevski dhe kryetarja e KSHPK-së Biljana Ivanovska sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim për shfrytëzimin e sistemit për grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave statistikore për parandalimin dhe shtypjen e korrupsionit dhe prerjes së parave.
Politika që e pranon përgjegjësinë, pa kompromis t’i menaxhojë interesat publike, ndërsa jo ato private, theksoi në fjalimin ministri i Punëve të Jashtme Oliver Spasovski, ka mundësi në mënyrë kualitative ta kundërshtojë korrupsionin.
“Ne jemi të aftë për një luftë të tillë kundër korrupsionit deri aq sa në periudhën e kaluar me sukses rindërtuam një mori mekanizmash normative dhe institucionale, që mungonin, ndërsa janë kyçe për luftën efikase kundër korrupsionit”, tha ai.
Ky sistem programor që praktikisht e vëmë në përdorim, theksoi Spasovski mes të tjerash, paraqet bazë themelore statistike, analitike e të dhënave të krijuara në drejtim të rishikimit të përgjithshëm të të gjitha aspekteve të rëndësishme ose larjen e parave. Kjo, theksoi, nënkupton ndjekjen e vazhdueshme dhe në shumë drejtime si dhe dokumentimin e të gjitha rasteve të tilla.
“Me nënshkrimin e përbashkët të Memorandumit hyjmë në fazën e përdorimit operativ të konceptit prej të cilit do të fillojë të kemi përfitim të madh: si në pikëpamjen e luftës më të suksesshme kundër korrupsionit dhe larjes së parave, ashtu edhe në vënien e standardeve të reja, të njëjta për nga kualiteti me deputetët tanë euroatlantikë”, tha ministri i Punëve të Brendshme.
Ministri Mançevski duke theksuar se korrupsioni është thellë i rrënjosur në shoqëri dhe shpesh percpetohet si mënyrë e vetme për të kryer ndonjë punë, theksoi se do të tregojnë dhe vërtetojnë se kjo nuk është ashtu. Lufta kundër korrupsionit, potencoi, është sfidë e madhe për shkak se nënkupton ndryshimin e kulturës politike, por edhe të kulturës tonë të jetesës. Sipas tij, suksesi në atë luftë është i mundshëm vetëm nëse ka qasje të koordinuar midis të gjitha institucioneve, por edhe aktorët e tjerë të shoqërisë dhe vetë qytetarët.
“Memorandumin që e nënshkruam është vetëm vërtetim për angazhimet tona për tu ballafaquar me këtë problem, më pas pa e mbrojtur absolutisht askënd. Njëra prej anëve pozitive të digjitalizimit të proceseve është pikërisht mënjanimi i faktorit njerëzor, që drejtpërdrejt ndikon në zvogëlimin e korrupsionit. Është shumë e vështirë që të korruptohet kompjuter, është e mundur por pak njerëz dinë se si bëhet kjo”, tha mes të tjerash Mançevski.