Shkup, 15 tetor 2018 – Memorandum për bashkëpunim do të nënshkruhet sot mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Ministrisë së Ekonomisë dhe USAID- it, si dhe mes Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe USAID-it, lidhur me “Projektin për mbështetjen e reformave në sektorin e energjetikës në Maqedoni”.
Në solemnitet është planifikuar fjalime të mbajnë zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli dhe kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski.