Shkup, 2 korrik – Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratë dhe Instituti për Politika Evropiane EPI, me memorandum vazhduan bashkëpunimin në fushën e reformës në administratën publike dhe zbatimin e projektit WeBER. Bëhet fjalë për projekt për të krijuar mjedis mundësues në Ballkanin Perëndimor për monitorimin e reformës së administratës publike nga shoqëria civile.
Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua sot nga ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski dhe drejtoresha e EPI, Simonida Kacarska.
Sipas MSHIA-së, gjetjet e para të këtij projekti tregojnë se në lidhje me transparencën proaktive të institucioneve, përparimi është bërë në vendin tonë dhe se përpjekjet e qeverisë janë mirëpritur për të forcuar transparencën dhe përgjegjshmërinë.
Për më tepër, për sa i përket krijimit të politikës dhe informacionit të disponueshëm për punën e institucioneve, nga vendet e rajonit, përparimin më të madh e ka bërë Maqedonia e Veriut prej të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që nga ndryshimi i qeverisë. Në ciklin e mëparshëm, Maqedonia e Veriut kishte rezultat 0 pikë, tani është 2, thuhet në kumtesën e MSHIA-së. (koha.mk)