Kush na qenkan këta njerëz që duan të shkruajnë të vërtetën e tyre dhe shoqërisë sa më afër së vërtetës, asaj organikës centripetale? Aurel Plasari do thoshte , janë të gjithë ata që kanë shpallur model jete kauzën e : të mbetesh i ndershëm dhe të kesh integritet. Eh për këtë , duhesh me pas aritokraci intelektuale o trim, oj trimneshë! Pa pyetur hiç se sa shumë e ke plagos e shkel këtë lloj aritokracie gjith ktyne viteve tuj prodhu…sistojana!!!
Nga Adelina MARKU
Kishte një debat këtyre ditëve në mediat e shtypura në gjuhën maqedonase, e që kryesisht u nxit nga, me gjasë, libri i sapodalë i politikanit Stojan Andov. Shkas janë memoaret e tija të shkruara për së gjalli me gjasë. Dorën në zemër, të lexuar nuk e kam librin, por nga debatet mes bashkëkohasve të Andovit që të dhënat aty brenda i nxitën, kuptova që autori ka përcjellur kujtime të mjegullume, të ndryshume, të konspirume …ose ose pa gjene , të vërteta ! Varet kush kujt do i besojë, hmmm dhe ky – kush kujt- gjithmonë ka qenë pjesë e dilemës kapitale të njerëzimit apo, asgjë e re !
Dhe ky është problemi do e quaja – që krijojnë memoaret, autori ndonjëherë projekton realitetet sipas pasqyrës personale, e ajo pasqyrë mund të jetë e ndyrë ose e pastërt, e vrazhdë ose e zbukuruar! Por sa i ndihmojnë historisë memoaret e shkruara për së gjalli? Ka teza që janë pro situatave të këtilla, ka dhe të tilla teza që thonë: “Adelinë, unë jam ekzistencialist e jo utilitarist!” – citova këtu Z. Arbën Xhaferin tek e pyeta se përse nuk shkruan ngjarjet të cilat vetë i ka udhëhequr ose në të cilat ka qenë dëshmitar. Për më shumë ai tha se: “ndoshta ndoshta, njerëzit shkruajnë kujtime sepse nuk kanë imagjinatë për t’i bërë gjërat!” – me këtë konstatim të tij qeshem për së mbari edhe sot , sepse ky njeri e dinte fort mirë që lëvizi tektonikisht gjërat në këtë shtet të gjumsum në ndërgjegjene falsive! Sistojanasit shqiptarë dhe maqedonas “idheshin” nga mendja e tij kauzë harmonish! Ndërsa historia do shkruajë për të pas një distance më të madhe kohore, padyshim! Si për Mid’had Frashërin e madh veprimtarinë e së cilit e kish ngujuar në zezonë ultranarcisi patetik Enver Hoxha!
Pra dilema , për së gjalli ose për të vdekuri do kisha thënë: lëri të tjerët t’a thonë kangën ose vajin për /nga ti! Nuk di, mbetsha e paqartë në këtë dilemë , por gjithsesi më duhet të pranoj se njeriu e ka të vështirë të tejkalojë subjektivizmin. Ndërsa ai/ajo që kapërcen përtej këtij dimensioni, gjykoj – mund të përcjellë një realitet të përafërt me të vërtetën!
Figurën që ka bërë Andovi në politikën e Maqedonise doemos që është ajo e tipit të kameleonit. Ai padyshim nuk duhet të ndjehet ekskluziv në këtë lloj oportunizmi sepse ky shtet ka prodhuar panda të këtij modeli! Këta tipa kanë shkundur shtetin e shoqërinë panda! Nalt, poshtë, mes ekstremesh e imputime krizash, amplituda këta dynd’madhe që kanë trazuar vazhdimisht frikën për të shpresuar se do bëhet më mirë! Ngjarjet kanë mbuluar njëna-tjetrën, m’u si ajo rranë e Saharës që mbulon saças gjurmët! Shumëçka do mbetet e pandriçuar mjaftueshëm, ose fare e pandriçuar ose shpeshçka do glorifikohet tue lujt personalizimin e ngjarjeve dhe tuj ndërtu kulte nga liderët! Prandaj ende e definojmë dilemën: shtet apo shoqëri multikulturore, temën e raskapitun që me të drejtë ri-hapi opozita shqiptare sot në Parlamentin e shtetit! Dilema e njejt – që me PPD, me PDSH e tani me AASH! Heshtja e kësaj dileme ishte me BDI-në! Taaaannn kohësss! – troç gegnisht! Dhe përgjigja politikisht korekte që morri opozita : do e mendojmë, ka hapësirë për t’u diskutuar a duhet t’a gëzojë shoqërinë , apo parashtruesin!? Uroj shoqërinë kësaj here!!! Uroj mbështetje unanime! Sepse kjo dilemë, s’ka ekskluzivitet lideri partie, kjo dilemë mban e bart gjeneratash plagë shoqnie! Hmmmm …le shpatemi teheve e le ballafaqojmë ma të mirin model funksional për shtetin e shoqërinë! Por ama , ka një problem… Si-Stojanët i kemi plot edhe në mesin tonë shqiptar, por edhe në mesin e atyre të etnisë si-Stojanase! Ajo çka na mungon ende është ajo shtresa e intelektualëve aristokratikë , të cilët do jua shembnin bre hundët në llum gjithë këtyne oportunistëve ! Ajo shtresa e atyne mendjeve që do na mësonin si të arrijmë të ruajmë baraspeshën ndërmjet racionales dhe emocionales. Sepse, miq/mikesha, shkrojtësit e historisë të prodhuar nga shqiptarët sistojanas dhe maqedonasit sistojanas nuk do arrijnë deri në organikën e së vërtetës asnjëherë! Dhe më ndjeni por popujt që nuk prodhojnë të vërtetën në formë autentike mbeten të pakonsoliduar si shoqëri dhe si shtet…
Kush na qenkan këta njerëz që duan të shkruajnë të vërtetën e tyre dhe shoqërisë sa më afër së vërtetës, asaj organikës centripetale? Aurel Plasari do thoshte , janë të gjithë ata që kanë shpallur model jete kauzën e : të mbetesh i ndershëm dhe të kesh integritet. Eh për këtë , duhesh me pas aritokraci intelektuale o trim, oj trimneshë! Pa pyetur hiç se sa shumë e ke plagos e shkel këtë lloj aritokracie gjith ktyne viteve tuj prodhu…sistojana!!!
(Autorja është kolumniste e rregullt e gazetës KOHA)