Anëtari i kryesisë së PDK-së, Memli Krasniqi, ka treguar në emisionin DPT te Fidani se sa janë gjasat që të kthehet një bashkëpunim mes PDK-së, AAK-së dhe Nismës.
“Nuk ka mundësi të ndodhë”, ka thënë ai.
“E kemi provuar atë çorbë, dhe nuk ka dalë si duhet”.
“Kemi pasur bashkëpunim të mirë paraelektoral dhe qeverisës dhe e kemi parë se nuk ka dalë si duhet. Është e mundshme që do i kishim fituar përsëri zgjedhjet. Por nuk do ishte e mirë për vendin dhe nuk e kemi ndërmend t’i kthehemi”, tha ai.