Memeti merr pjesë në Forumin e II-të Western Balkan Resilience në Sofje

Sofje, 13 dhjetor – Kryetari i Këshillit të komunës së Tetovës, Bekim Memeti nga data 12 dhjetor deri më 14 dhjetor po merr pjesë në forumin e II-të të Ëestern Balkan Resilience që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, eveniment ky që organizohet nga Ministria e punëve të brendëshme të Bullgarisë, IRI-I dhe Departamenti amerikan i shtetit, me këtë rast Memeti përfaqëson komunën e Tetovës kurse në këtë forum po diskutohet mbi dhunën, rolin e mediave, sigurinë, rolin e bashkësive në një shtet si dhe sfidat e të ardhmes, transmeton gazeta KOHA.

“Nga data 12-14 Dhjetor në Sofia të Bullgarisë mbahet Western Balkan Resilience Forum II. Kam nderin që të përfaqësojë Komunën e Tetovës në këtë forum më të madh rajonal ku diskutohen tema rreth ekstremizmit dhe masave për parandalimin e saj, si dhe tema tjera të cilët lidhen me këtë siç janë dhuna, roli i mediave, siguria, roli i bashkësive si dhe bashkëpunimi ndërmjet shteteve dhe sfidat në të ardhmen. Në këtë forum marrin pjesë edhe Ministrat e punëve të mbrendshme nga Bullgaria, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ambasador, deputet, Kryetar Komunash, gazetar, pjestarë nga shoqëria civile ,profesor universitar, si dhe analist të kësaj fushe. Ky organizim mundësohet nga M.P.B e Bullgarisë, IRI , si dhe nga Departamenti i SHBA-ve”, thekson kështu Memeti.(koha.mk)