Shkup, 27 nëntor – Buxheti i Avokatit të Popullit është rritur për 4.2 % që asnjëherë deri tani nuk ka qenë praktikë që jep shpresë se ky institucion do të mund të funksionon. Për herë të parë ndodh që institucioni Avokati I Popullit ta përshëndesë buxhetin e Qeverisë, tha sot Avokati I Popullit, Ixhet Memeti.
Ai gjithashtu tha se nëse nuk ka pengesa në realizimin e buxhetit për këtë institucion, ata do të mund të realizojnë aktivitete që nuk kanë mundur ti realizojnë deri tani.
“Planifikojmë ta realizojmë projektin “Miku i Gjyqit” I cili mundëson që qytetarët më lehtë ti dinë të drejtat e tyre” tha Memeti.