Shkup, 29 mars – Drejtësia selektive, gjithnjë e më e pranishme, administrata e partizuar dhe joprofesionale në nivel qendror, e posaçërisht në nivel lokal, janë pengesë serioze në realizimin e të drejtave të qytetarëve, dhe rregulla popëuliste dhe të pazbatueshme juridike që plotësisht e vështirësojnë realizimin e të drejtave të qytetarëve, konstatoi Avokati i popullit vitin e kaluar gjatë punës rreth parashtresave të qytetarëve.
Vitin e kaluar Avokati i popullit punoi në 4.185 parashtresa, me ç’rast u konstatuan 1.137 shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut. Për 970 raste ai që e ka bërë shkeljen i ka pranuar vërejtjet e Avokatit të Popullit, për 104 parashtresa është në rrjedhë, ndërsa në 63 raste dhe rreth të gjitha veprimeve të ndërmarra rekomandimet dhe vërejtjet nuk janë pranuar.
“Nga puna e vitit të kaluar dlain edhe konstatimet se sistemi i keq për ekzekutim posaçërisht e goditë shtresën më të varfër të qytetarëve, sepse mbrojtja sociale edhe më tej mbetet sistem me të cilin nuk tejkalohet rerziku social. Patëm dukuri të diskriminimit në të gjitha bazat, gjyqësi joefikase dhe prokurori që nxisin mosbesim tek qytetarët në institucionet, por edhe policinë e cila me përdorimin e forcës i tejkalon autorizimet e veta, duke mbetur e pandëshkuar”, tha Avokati i popullit, Ixhet Memeti në konferencën e sotme për shtyp ku e prezantoi Raportin vjetor për vitin 2017.
Tha se me pushtetin e ri ekzekutiv ka komunikim të përmirësuar, por jo edhe me pushtetin gjqyësor, ku, sipas tij, ka përkeqësim të bashkëpunimit mes ombudsperso0nit shtetëror dhe gjykatave.
E kritikoi edhe administratën publike dhe kërkoi nga ministri i Administratës dhe Shoqërisë Informatike të ndërmarrë hapa konkret për, siç tha, të bëhet servis i vërtetë i qytetarëve.
Paraqiti vërejtje edhe për MPB-në, duke e përmendur edhe rastin me shkeljen e imunitetit të deputetit gjatë arrestimit të gjashtë deputetëve dhe rekomandoi që të ngritet mbi intersat partiake dhe politike dhe në mënyrë efikase dhe profesionale ta kryejë funksionin në interes të qytetarëve.
Memeti potencoi edhe se prokuroria publike ka treguar qëllime serioze për udhëheqje të hetimeve efektive.
“Pas pesë paraqitjeve penale të paraqitursa nga ana jonë për nëpunës policorë, vetëm për një ka aktakuzë, ndërkaq të tjerat janë hedhur poshtë. Të mos flas për paraqitjet tona kundër nëpunësve të cilët punojnë në burgje për të cilët MPB vetëm na informon se kanë vepruar në pajtim me ligjin”, tha Memeti.
Ai gjithashtu u ankua se nga gjykatat ka ekzistuar pengim i ashpër i avokatit të popullit për ta kryer punën e tij edhe përkundër asaj që me Ligjin e ri për avokatin e popullit, ombudspersoni ka pasur të drejtë t’i ndjekë procedurat gjyqësore prej shumë më afër se sa opinioni i zakonshëm.
Memeti, gjithashtu, u ankua se gjatë kthimit të parave për taksën radiodifuzive qytetarëve, Drejtoria për të ardhura publike u ka paguar qytetarëve 300 denarë për formular që duhet ta plotësojnë në mënyrë që t’u kthehen 290 denarë, që sipas tij, është paradoksale.
Avokati i popullit, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve foli edhe për rastin e Almirit të vogël, ku pati rikualifikim të veprës nga ana e prokurorisë dhe me atë rast potencoi se është prëfshirë në ndjekjen e procedurës atëherë kur kjo ishte kërkuar nga familja.