Dibër, 4 janar – Gjendja me Kovid-19 në Dibër, përfshirë edhe Komunën e Qendër Zhupës, nuk qetësohet, siç është në komunat e tjera, deklaroi për MIA-n, Mentor Melja, udhëheqës i Njësisë së Punës në Qendrën për Shëndet Publik, i cili me aktivitetin e tij i mbulon të dyja komunat.
Shton se midis të infektuarve në dhjetë ditët e fundit ka edhe persona – mërgimtarë, të cilët në vendlindje sipas traditës vijnë për festat e fundvitit nga vendet e Evropës Perëndimore, kryesisht nga Italia, ku jetojnë edhe punojnë.
“Fatkeqësisht vazhdon mosrespektimi i masave dhe protokolleve. Janë përplot kafenetë, marketet, radhë të njerëzve para bankave, grupime nëpër shtëpi, në këtë rast pa i respektuar masat e përcaktuara për mbrojtje. U bëjmë apel të gjithëve të jenë të kujdesshëm dhe në mënyrë të ashpër t’i respektojnë masat, sepse vetëm kështu do të mund të mbrohemi”, thotë Melja, i cili është epidemiolog.
Në Repartin Infektiv pranë Spitalit të Përgjithshëm me Veprimtari të Zgjeruar në Dibër për momentin janë shtruar 10 persona të gjithë me mbështetje të oksigjenit, që është nunër më i madh nga fundi i dhjetorit, ku kishte pesë pacientë.
Krahasuar me fundin e dhjetorit, është i madhe edhe numri i atyre të cilat trajtohen në mënyrë ambulantore. Në ditë mesatarisht njëzet pacientë marrin terapi, pushojnë shkurt dhe shkojnë në shtëpitë e tyre.
Betejën me virusin e rrezikshëm mbrëmë e humbi edhe një dibran, me çfarë numri i të vdekurve u rrit në 27, pothuajse numër të njëjtë nga të dyja komunat, ku nga fillimi i pandemisë virusi i rrezikshëm është diagnostikuar te 641 persona.