Melisa nga Shkupi shpallet “Miss Egnatia 2017” (FOTO)

157

Melisa Zhuta nga Shkupi i Maqedonisë shpallet Miss Egnatia 2017. Spektakli i veçantë i bukurisë u zhvillua në ambientet e kompleksit “Nogu” në Librazhd, në një mbrëmje të mbushur plot me surpriza. Në natën finale konkurruan 12 vajza të ardhura nga qytete të ndryshme të vendit dhe vendet fqinjë. Ideja e spektaklit ishte që të promovojë bukurinë shqiptare e veçanërisht të qyteteve përgjatë vijës Egnatia. Gjatë periudhës përgatitore, vajzat realizuan foto dhe videoklipe duke u përqendruar në vendet historike të rrugës antike. Juria e spektaklit kryesohej nga skulptori i njohur me famë ndërkombëtare, Gëzim Hidri. Skulptori kishte përgatitur edhe një kupë të veçantë për fituesen të skalitur me gurë karakteristikë të Librazhdit. Pas sfilatave të realizuara para jurisë dhe të pranishmëve, erdhi momenti final. Për jurinë nuk ka qenë aspak e lehtë që të përzgjedhë vajzën fituese. Sepse të gjitha konkurrentet spikasnin me hijeshinë. Miss Egnatia 2017 u shpall Melisa Zhuta nga Maqedonia. Shoqëruesja e parë e Miss Egnatia u shpall Eriselda Ternova, ndërsa shoqëruesja e dytë u shpall Florina Balla. Aurela Xhika u shpall Miss Miqësia, Sabina Mema – Miss Buzëqeshja, Blerina Kodra – Miss Fotozhenia,  Ela Hoxha – Miss Mjedisi, Xhulia Kasa – Miss Publiku…

Comments are closed.