Zonja e parë e Amerikës Melania Trump përdor stilin e saj për t’iu referuar ngjarjeve ditore të Trumpit, shkruan Gazeta Metro.
Në 18 vjetorin e sulmeve terroriste, Presidenti Donald Trump ndau me ndjekësit në rrjetet sociale një fotografi të vetes dhe zonjës së parë në Memorialin Kombëtar të Fluturimit 93 në Qarkun Somerset, Pensilvani, ndërsa ajo që ra në sy ishte edhe fustani i Zonjës së Parë që kishte një aerpolan sikur po sulmonte.
Pranë dizajnit është një pullë që është gjithashtu është me ngjyrë të bardhë, dhe disa besojnë se ngjan me imazhet e Qendrës Botërore të Tregtisë që u godit nga aeroplanët.
Kjo fotografi ishte realizuar kur çifti vizitoi memorialin më 11 Shtator 2018, dhe ajo që tërhoqi vëmendjen qe pjesa e pasme e palltos e Melanias, e punuar me porosi nga Herve Pierre, e cila përmban qepje të bardha që duket si një rrokaqiell.
Por, Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, e cila më parë ishte sekretarja e shtypit të zonjës së parë, hodhi poshtë polemikat, duke i thënë ‘USA Today’.
“Është qesharake”, tha ajo.
Nuk është hera e vetme që Melania u kritikua për veshjet e saj, që sipas studiuesëve të gjuhës së trupit që gruaja e Trump bën këso veprimesh. Madje ata theksojnë edhe një tjetë rast kur çifti Trump kishte vizituar një kamp fëmijësh në pallton e së cilës ishin shkrurtesat e fjalëve ‘Nuk më intereson’ (IDC), gjë e cilla gjihashtu, u hodh poshtë përsëri nga Shtëpia e Bardhë.