Melania Trump në intervistën e fundit zbuloi për çka i erdhi më shumë rënd prej kur është bërë Zonja e parë e ShBA’ve, pro përveç kësaj e tregoi edhe imazhin e ri, konkretisht ngjyrën e re të flokëve.
Bashkëshortja e presidentit Trump, prej momentit që është emërtuar si “Zonja e Parë”, nuk e ka fshehur në asnjë moment që nuk e ka aspak të lehtë faktin që vazhdimisht është në qendër të vëmendjes.
Mbi të gjitha, Melania i ka fajësuar personat të cilët në krahë të saj, janë munduar të ndërtojnë karrierë.
“Më ka ardhur shumë rënd kur oportunistët krijonin karrierë në emrin tim dhe në emrin e familjes sime. Ata janë komedianët e ndryshëm, disa gazetarë dhe showman… Problemi është se ata e shkruajnë një histori, e cila nuk është e saktë. Dëshirojnë të fokusohen në gjurmë dhe kjo shumë më pengon”, ka thënë Melania, e cila me këtë intervistë e tregoi edhe dukjen e saj të re.