Ironia e mediave sociale ka frymëzuar veshjet e zgjedhura nga Melania Trump për një iniciativë në kopshtin e East Wing (ndërtesa ku ndodhen zyrat e presidentit të Shteteve të Bashkuara) në Shtëpinë e Bardhë.
Gruaja e parë e Amerikës doli në “bahçe” sikur ishte në pasarelë mode, majë takave të holla si gjilpërë dhe me një fund me lule.
Për ironi të fatit, gruas së Trump, e cila më parë ka qenë modele, iu desh të mbillte një shkurre në tokë dhe të mbante një lopatë në duar. Ajo çka mbolli Melania ishte një mostër nga pema origjinale e lisit nga Dwight David Eisenhower, një pemë e kërkuar në kopsht nga Jaqueline Kennedy.
Gjithashtu të pranishëm ishin Mary Jean Eisenhower, mbesa e presidentit të 34-të amerikan dhe Richard Emory Gatchell, nipi i James Monroe. Festimi u organizua në fakt nga Samiti i Presidencave të Asociacionit Historik të Shtëpisë së Bardhë.