Uashington, 27 nëntor – Zonja e parë e Amerikës, Melania Tramp e prezantoi Shtëpinë e Bardhë me pamjen e sivjetshme të Krishtlindjeve, të cilën e ka shpikur vetë dhe është bazuar në “pasuritë amerikane”.
Mes dekorimeve të shtëpisë ka pemë të dhuruara nga familjet e ushtarëve të vrarë amerikanë, policë mbi kaminin me fotografi nga Nju-Jorku, Sent Luis, Çikago dhe San Francisko… Këtu është edhe shtëpiza tradicionale e Vitit të Ri për fëmijë, si dhe bredhi i gjatë 5,5 metra.
Melania Tramp në Tuiter e publikoi edhe video-xhirimin, në të cilin shihen mbishkrime nga fushata e saj humanitare “Ji më i miri” që është dedikimi për fëmijët e kategorive të ndjeshme.
The People’s House @WhiteHouse is ready to celebrate Christmas and the holiday season! pic.twitter.com/oejKW3mC15
— Melania Trump (@FLOTUS) November 26, 2018