Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, bashkë me presidentin Donald Trump po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Japoni. Melania Trump nuk qëndroi shumë dhe u nda nga Donald Trump e e vazhdoi vizitën me fëmijët, shkruan CNN. Derisa presidenti shijonte shfaqjen ceremoniale të forcave ushtarake japoneze, Melania ndau kohën e saj me disa nxënës, të cilët u kënaqën me praninë e saj. Ajo vizitoi shkollën fillore Kyobashi Tsukji që ka rreth 200 nxënës. Nxënësit në mes të tjerash, nuk lanë edhe pa e përqafuar Melanian, e më pas e ftuan të praktikojë edhe kaligrafi. Ajo u ul në bankat e shkollës dhe bashkë me nxënës shkruante e ndante momente të bukura me ta, shkruan CNN. Platforma e Melania Trump, përqendrohet kryesisht tek ndihma e fëmijëve.