Melania e turpëron sërish përpara të gjithëve ish presidentin Trump

136

Melanie Trump vazhdon ta bëjë sërish dhe mesa duket nuk paska rëndësi pozicioni i bashkëshortit të saj, qoftë president apo jo.

Ajo është një rebele e vërtetë, por gjithçka rëndon negativisht mbi figurën e Trump, që duhet thënë se nuk është shumë pozitive, pas kritikave të shumta që ka marrë ndër vite.

Së fundmi është publikuar një video ku duket Melania duke u larguar nga Donald Trump, ndërsa ai pret të pozojë për fotografët në aeroport, po bëhet virale në internet.

Pasi çifti zbarkoi në Aeroportin Ndërkombëtar të Palm Beach në Florida, Trump po shkonte drejt makinës krah për krah me Melania-n.

Fotografët prisnin çiftin, por nuk arritën të kapnin një foto të tyre bashkë. Melania, nuk pranoi të ndalonte, por u largua drejt makinës, duke e lënë bashkëshortin e saj të pozojë i vetëm.