Meksikë, 29 tetor – Mbetjet e 59 trupave të njerëzve janë zbuluar në varrezat masive në shtetin meksikan Guanahuato, ku është regjistruar shkallë e lartë e vrasjes pas luftës mes narko-grupeve.
“Së paku dhjetëra trupa janë gra, ndërsa shumica e mbetjeve u përkasin shumë njerëzve të rinj, madje edhe adoleshentë”, deklaroi Karla Kuintana, drejtoreshë e Komisionit hetues kombëtar meksikan.
Ajo theksoi se kompetentët i kanë informuar familjet e personave të zhdukur, të cilët hetojnë pas familjarëve, duke shtuar se hetimi do të vazhdojë derisa nuk konfirmohen rrethanat.
Nga janari deri në gusht të këtij viti në Guanahuato janë kryer 2.250 vrasje, që është 25 për qind më shumë se sa në perudhën e njëjtë të vitit 2019.