Policia në Meksikë brenda një frigoriferi për piknik ka gjetur 6 koka të prera, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një zyrtar në provincën Sonora tha se pas një denoncimi, policia në frigorifer ka gjetur koka të prera të 6 meshkujve.
Ai tha se ende nuk janë identifikuar trupat dhe identiteti e kokave të prera, të cilat janë gjetur në afërsi të qytetit Ciudad Obregon.
Bandat e drogës në Meksikë zakonisht lënë koka të prera si një paralajmërim për rivalët apo zyrtarët.
Këtë vit më shumë vrasje
Ministria e Punëve të Brendshme në korrik bëri të ditur se në 6 mujorin e parë të këtij viti në vend janë kryer 15.973 vrasje. Ky numër është 16 për qind më i lartë se ai i periudhës së njëjtë të vitit të kaluar, kur ishin kryer 13.751 vrasje.