Uashington, 5 gusht – Qeveria e Meksikës sot ka parashtruar padi në gjykatën federale amerikane kundër prodhuesve dhe tregtarëve të armës në SHBA për shkak të numrit drastik të rritur të vrasjeve në vend. Qeveria meksikane kërkon dëmshpërblim prej 10 miliardë dollarëve.
Në padinë, Meksika i referohet praktikave të pandërgjegjshme dhe komerciale të prodheusve dhe distributorëve të armës, të cilat janë shkak për numrin e rritur të vrasjeve të shumëfishta dhe gjakderdhjes në vend.
Padia është parashtruar në gjykatën federale në Boston. Janë paditur një nga kompanitë më të mëdha për pistoleta dhe armë gjysmëautomatike si Smith dhe Ueson (“Smith&Wesson Brands, Inc.), Baret fajararms (Barrett Firearms Manufacturing, Inc), Bereta (Beretta U.S.A. Corp.), Kolt (Colt’s Manufacturing Company LLC) dhe Glok (Glock Inc). Në Gjyq është dërguar edhe distributori nga Bostoni dhe shitësi i armës Interstejt arms (Interstate Arms)
Kompanitë tani për tani nuk e komentuan padinë nga Meksika.
Sipas Qeverisë meksikane, 70 për qind nga arsenali ilegal i armës në Meksikë vjen nga SHBA-ja. Vetëm në vitin 2019, të paktën 17.000 vrasje janë lidhur me armë të kontrabanduar nga fqiu verior.
Fondacioni kombëtar për qitje sportive i SHBA-së, i cili i përfaqëson interesat prodhuesve të armës, kumtoi se i hedh poshtë akuzat e Meksikës për punë të papërgjegjshme.
“Akuzat janë të pabaza. Qeveria meksikane është ajo që është përgjegjëse për krimin e përhapur dhe korrupsionin në kufijtë e vendit”, deklaroi Lourens Kejn, zëvendës kryetar i Fondacionit.
Ai shtoi se Qeveria meksikane është ajo që i zbaton ligjet.