Meksika kumtoi se i hedhë poshtë tentimet për presion pasi që presidenti amerikan, Donald Tramp u kërcënua se do t’i mbyllë kufijt jugorë të SHBA-së për të parandaluar “valë” të emigrantëve, përfshirë edhe karvanin migrues që pret në kufirin meksikan dhe tenton të arrijë në SHBA.
Ministri i Punëve të Brendshme, Alfonso Naverete, në Parlament tha se dëshiron “qartë” ta porosisë qeverinë amerikane “se e hedhim poshtë çdo tentim për presion për ndryshim të konrizave tona juridike, sepse ne nuk do ta bëjmë atë”.
Qeveria meksikane theksoi se agjencia për refugjatë e KB-së (UNHCR) do të kërkojë ndihmë për çështjen e karvanit dhe do të gjejë zgjidhje “humanitare” për emigrantët.
Mbi një mijë njerëz, prëfshirë familje dhe gra me fëmijë, janë nisur nga Hondurasi drejt SHBA-së të shtunën, disa ditë pasi që SHBA-ja i bëri thirrje presidentit të Hondurasit ta parandalojë migrimin masovik.
Kur të arrijnë në Meksikë, ata planifikojnë të kërkojnë status të refugjatëve, në mënyrë që të mbeten në vend apo të aplikojnë për vizë për kalim deri në kufirin me SHBA-në.
Tramp dje u kërcënua se do ta sistemojë ushtrinë amerikane dhe do ta mbyllë kufirin jugor, nëse Meksika nuk ndërmerr aksion për ndalimin e grupeve të mëdha të emigrantëve që vijnë në SHBA nga Guatemala, Hondurasi dhe Salvadori.