Këshilltari për siguri kombëtare të SHBA-së Herbert Rejmond MekMaster deklaroi mbrëmë se është koha për bisedime të vështira me Rusinë rreth sjelljes së saj “subverzive” në Evropë dhe mbështetjen e regjimit sirian.
Duke folur në televizionin Ej-Bi-Si Njuz MekMaster deklaroi se mbështetja ruse për presidentin sirian Bashar al Asad e ka vazhduar luftën qytetare në Siri dhe ka krijuar krizë, e cila ka kaluar në Irak, vendet përreth dhe Evropë. MekMaster ka theksuar se mbështetja e Rusisë regjimin sirian është diçka që duhet të hetohet, si dhe aksionet “subverzive të Rusisë në Evropë. Për këtë konsideroj se është koha e vërtetë tani të mbahen bisedime të vështira me Rusinë, tha MekMaster.