Konor MekGregor njihet për thyerje rekordesh. Ai ka sa të duash në UFC, duke përfshirë shikueshmërinë më të madhe, bonusin më të madh dhe arritjen e madhe të dy titujve në të njëjtën kohë në dy divizione të ndryshme. Sipas të dhënave të USADA, MekGregor është atleti më i testuar në sportet kombative dhe vendi i dytë është shumë larg tij. MekGregor është testuar plot 36 herë nga USADA.
Konor MekGregor ka folur shumë herë kundër përdorimit të substancave të ndaluara në karrierën e tij, sidomos kur Nate Diaz e akuzoi se kishte marrë asteroide për të kapur peshën në UFC 196. Duhet përmendur se 11 nga testet e USADA-s nuk janë nga evenimentet e UFC, por vetëm për ndeshjen e boksit ndaj Flojd Mejveder. Nëse do të hiqje testet e bëra për ndeshjen e boksit, atëherë atletja më e testuar është Holly Holm, me 31 teste.