Kabul, 26 korrik – SHBA-ja do të vazhdojë të kryejë sulme ajrore për mbështetjen e forcave afgane në luftën kundër talebanëve, deklaroi komandanti ushtarak amerikan i SHBA-së.
Trupat amerikane dhe të tjera të huaja tërhiqen nga Afganistani, ndërsa talebanët për një kohë të shkurtër, javëve të fundit, i kthyen zonat rurale dhe metropolet provinciale përreth. Presidenti amerikan Xho Bajdeni në maj deklaroi se armata amerikane do të tërhiqet nga Afganistani deri në fillim të shtatorit, në 20 vjetorin e pranisë ushtarake në këtë vend.
“SHBA-ja gjatë disa ditëve të kaluara e përforcuan mbështetjen ajrore për forcat afgane dhe jemi të gatshëm këtë ta bëjmë edhe javëve të ardhshme nëse talebanët vazhdojnë me sulmet”, deklaroi gjenerali Kenet Frenk Mekenzi.
Mekenzi, i cili është shef i Komandës Qendrore të SHBA-së për rajonin e Afganistanit, ende nuk saktësoi nëse forcat amerikane do të vazhdojnë me sulmet ajrore pas 31 gushtit, kur zyrtarisht përfundon angazhimi i tyre ushtarak.
Thekson, megjithatë, se zgjidhja politike për konfliktin mbetet në tryezë dhe se fitorja e talebanëve është e pasigurt.
Përfaqësues të qeverisë afgane dhe talebanët u takuan në Doha, Katar, por diplomatët thonë se është arritur përparim i vogël nga fillimi i bisedimeve në shtator.
Gjenerali Mekenzi paralajmëroi se talebanët do të fokusohen në zonat e banuara urbane.