Uashington, 20 shkurt – Ish shefi i Byrosë Federale për Hetime (FBI), Endrju Mekejb vlerëson se presidenti amerikan Donald Tramp është aleat rus.
Mekejb këtë e deklaroi në një emision të televizionit Si-En-En, pwrcjellw gazeta KOHA.
“Mendoj se ka mundësi. Mendoj se ky është shkaku se për se e filluam hetimin tonë. Jam shumë i shqetësuar rreth kësaj se si do të përfundojë hetimi”, tha Mekejb, duke u përgjigjur në pyetjen e moderatorit Anderson Kuper se a beson se presidenti Tramp është aleat rus.
Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Kelien Konvej deklaroi se Mekejb është gënjeshtar.
Mekejb, i cili ishte kritikuar nga presidenti amerikan për shkak të përkuljes së supozuar drejtë kundërshtares së tij në zgjedhjet e vitit 2016 Hilari Klinton, në fund të janarit të vitit të kaluar e la vendin e shefit të FBI-së. Mbeti që të punojë në polici, por ishte shkarkuar disa muaj më vonë.
“FBI-ja nga secili i punësuar pret që t’i përmbahet normave tona – sinqeritet, ndershmëri dhe përgjegjësi”, deklaroi atëherë ministri i Drejtësisë Xhef Seshons.
Presidenti Tramp në Tuiter shprehu kënaqësi nga shkarkimi i Mekejb.
“Endrju Mekejb është shkarkuar , kjo është ditë e madhe për burrat dhe gratë në FBI të cilat punojnë me përkushtim – ditë e madhe për demokracinë”, shkroi Tramp.(koha.mk)