Mekarti nuk do të jetë më trajner i përfaqësueses së Irlandës

12

Mik Mekarti nuk do të jetë më trajner i përfaqësueses së Irlandës. Lajmi është konfirmuar nga Federata irlandeze e cila thekson që ky largim vjen si pasojë e ndërprerjes së aktiviteteve futbollistike ndërkombëtare prej koronavirusit.

Teknikut MekArti i skadonte kontrata në 31 korrik të këtij viti kur pritej të organizohej kampionati europian, i cili u shty nga UEFA për vitin e ardhshëm.

Gjithashtu Irlanda ka njoftuar edhe trajnerin e ri, Stefën Keni.

Comments are closed.