Ky vit, vti 2018 është kyç për Ballkanin Perëndimor, sepse rajoni sërish është në fokus të BE-së, me mundësi që perspektivën e vet evropiane ta shndërrojë në realitet, deklaroi mbrëmë në Beograd raportuesi i Parlamentit evropian për Serbinë, Dejvid Mekalister në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Mekalister theksoi se sundimi i së drejtës dhe reformat në gjyqësi, krahas zgjidhjes së problemit me Kosovën, janë kyçe në negociatat e Serbisë për anëtarësim në BE.
Mekalister, i cili paraprakisht u takua edhe me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, e theksoi rëndësinë e vazhdimit të reformave në Serbi, posaçërisht në pjesën e negociatave për anëtarësim në kapitujt 23 dhe 24, të cilat kanë të bëjnë me sundimin e sëd rejtës dhe reformat në jurisprudencë, si dhe me çështjet lidhur me të drejtat dhe liritë e njeriut. Nga ana tjetër, Vuçiq, në konferencën për shtyp theksoi se është e vërtetë se Serbia ka “shumë punë në sferën e sundimit të së drejtës”, duke shtuar se “është ngrotur çështje e rëndësishme për pakënaqësinë e opinionit nga liritë mediale”. Meklalister theksoi se sesioni plenar i PE-së ku do të shqyrtohet raporti i tij për përparimin e Serbisë do të mbahet më 3 shtator.