Bruksel, 25 tetor 2018 – Kryesuesi i Komitetit për punë të jashtme dhe raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë, Dejvid Mekalister sot ka vlerësuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim të vizave dhe ka shprehur pritjen që anëtarët e BE-së të njohin atë sukses dhe të japin dritë të gjelbër për lëvizje të lirë të shtetasve të Kosovës.
Ai ka deklaruar se procesi i integrimit të shteteve nga Evropa Juglindore është sfidë që ata patjetër ta fitojnë me mbështetjen e BE-së.
Ministrja kosovare për integrime evropiane Dhurata Hoxha ka theksuar se pret vendimin për liberalizimin e vizave gjatë kryesimit austriak me BE-në e cila përfundon më 31 dhjetor të vitit 2018.
“I kemi përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin dhe kemi filluar me fushatën informative për qytetarët. Jemi të bindur se rruga e integrimeve është rruga jonë e vetme dhe presim vendim pozitiv”, ka thënë Hoxha