Shkup, 5 dhjetor – Për vizitë në Parlamentin e Maqedonisë sot do të jenë kryetari i Komisionit për politikë të jashtme në Parlamentin Evropian, Dejvid Mekalister dhe eurodeputeti Knut Flekenshtajn, njëri prej iniciatorëve të procesit “Zhan Mone”.
Mekalister dhe Flekenshtajn, siç është paralajmëruar, do të kenë takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, me nënkryetarët, koordinuesit e grupeve të deputetëve, deputetë dhe sekretaren e përgjithshme të Parlamentit, Cvetanka Ivanova.