Londër, 19 mars – Kryeministrja britanike Tereza Mej sot apo nesër do t’i dërgojë letër kryetarit të Këshillit Evropian Donald Tusk ku do të kërkojë shtyrjen e Bregzitit, deklaroi zëdhënësi i Mejit.
Kryeministrja britanike shpreson se Parlamenti britanik do ta aprovojë planin e saj për Bregzitin, si dhe kushtet e vendosura nga BE-ja para mbajtjes së Samitit të Unionit të enjten, në të cilin pritet që liderët e BE-së të bisedojnë për prolongimin e Bregzitit.
Britania e Madhe zyrtarisht duhet ta braktisë BE-në më 29 mars.
Çdo prolongim duhet të aprovohet nga të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së.