Shkup, 4 shtator – Pas verifikimit të Marrëveshjes që e nënshkroi Maqedonia dhe Greqia, prodhuesit grekë do të kenë afat prej tre viteve të vendosin nëse prodhimet e tyre do t’i deklarojnë si “Mejd in Masedonia” ose në to do të qëndrojnë “Mejd in Gris”.
Në Marrëveshje, siç sqaroi sot kryeministri Zoran Zaev në Odën ekonomike të Maqedonisë, është definuar e drejta e joekskluzivitetit rreth kësaj çështje. Nëse nuk dakordohemi dhe nuk arrijmë marrëveshje rreth kësaj çështje, nuk do të thotë se Marrëveshja nuk është valide.
Sipas Zaevit, ne nuk e kemi problem nëse “Mejd in Masedonia” do të shënojnë për shkak të rajonit Maqedoni ose për shkak të Maqedonisë sonë si shtet.
Prodhuesit grekë do të vendosin vetë, por kjo marrëveshje do të arrihet në pajtim edhe me palën e Maqedonisë.